TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2024, 13:37

“Trashësia e dëborës arrin në 50 cm”, ARRSH del me njoftim: Ka prezencë orteqesh, akset që duhet të shmangni

Shkruar nga Pamfleti

“Trashësia e dëborës arrin në 50 cm”, ARRSH del

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen e rrugëve në vend për shkak të motit të keq.

Sipas ARRSH, në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50 cm.

“Në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm. Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve.Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatë”, thuhet në njoftim.

ARRSH iu bën apel drejtuesve të mjeteve për përdorimin e zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve deri në qetësimin e situatës.

 

Lini një Përgjigje