
Policia e Shkodrës njofton se ka rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit të keq nga reshjet e dëborës. Policia thotë se aktualisht nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara në këtë qark.
Ndërkohë, kompanitë kontraktore janë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga dëbora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.
“Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që: Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, njofton policia.
Lini një Përgjigje