TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2025, 10:02

Vlorës i rikthehet uji, Drejtoria e Ujësjellësit mesazh qytetarëve: Mos e përdorni për konsum pa kaluar 48 orë

Shkruar nga Pamfleti
Vlorës i rikthehet uji, Drejtoria e Ujësjellësit mesazh
Vlorës i rikthehet uji,

Defekti në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin e Vlorës është riparuar pas, avari që la pa ujë banorët për rreth 5 ditë.

Me mbërritjen e pajisjeve hidraulike nga Turqia, pas mesnate, drejtoria e Ujësjellësit të qytetit bregdetar realizoi montimin e tubit kryesor. Prej orës 04:00 të mëngjesit ka nisur mbushja e depove me ujë. Por Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar se qytetarët nuk duhet ta përdorin ujin për konsum për 48 orët në vazhdim.

"Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë.

Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit.

Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë.

Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Ne keto kushte kërkojmë mirëkuptimin tua,j që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim.

Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!", njofton Ujësjellësi.

vlorës i rikthehet uji

Lini një Përgjigje