TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2025, 09:49

"Votoni për të fituar bursë falas", policia apel qytetarëve: Kujdes me linqet në "WhatsApp", synojnë hakerimin e llogarisë suaj

Shkruar nga Pamfleti
"Votoni për të fituar bursë falas", policia apel
Policia apel qytetarëve

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një fushatë 'peshkimi' në platformën “WhatsApp”, ku synohet që përmes hakerimit të merren llogaritë e qytetarëve.

Sipas policisë në aplikacion vijnë disa mesazhe që paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Policia paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.

"Policia e Shtetit/Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.

Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

⚠️ Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:

• Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;

• Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;

• Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Tëo step verification) në aplikacionin “ëhatsApp”;

• Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme", njofton policia. 

linqe mashtrtuese ne whatsapp

Lini një Përgjigje