TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 20:26

Viktor Orbani ‘viktima’ e dytë e Trump, Ilir Kulla zbardh prapaskenat e zgjedhjeve në Hungari!

Shkruar nga Pamfleti

Viktor Orbani ‘viktima’ e dytë e Trump, Ilir Kulla zbardh

Rezultati i zgjedhjeve në Hungari, ku lëvizja politike e Péter Magyar tronditi pushtetin 16-vjeçar të Viktor Orbanit, ka prapaskena që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare. Sipas ekspertit të sigurisë, Ilir Kulla, rënia e Orbanit nuk është një fenomen i izoluar, por pasoja e një vale goditëse ekonomike dhe politike që buron nga konflikti në Iran dhe politikat e Donald Trump.

Në analizën e tij, për emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të Pamfletit, Kulla e cilëson Orbanin si “viktimën e dytë” të kësaj situate, duke vendosur në vend të parë kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e cila së fundmi u distancua nga Trumpi dhe lufta.

Shkaku kryesor i kësaj përmbysjeje politike, sipas ekspertit, është inflacioni i shfrenuar. Ai theksoi se goditja më e fortë ndaj qeverisë së Orbanit erdhi nga zonat rurale dhe sektori bujqësor, tradicionalisht bastione të partisë së tij, Fidesz.

Kulla tërheq një paralele me situatën politike në Evropë katër vite më parë, kur lufta në Ukrainë dhe inflacioni pasues “pastruan” një pjesë të madhe të klasës politike në kontinent. Ai argumenton se inflacioni funksionon si një “kafshë e egër që çmend çdo lloj elektorati dhe dërgon klasën politike në shtëpi”. Sipas tij, ndërsa Orbani ka pasur përplasje të vazhdueshme me Brukselin për çështje si emigracioni apo të drejtat e komunitetit LGBTQ+, asnjëherë më parë elektorati i tij nuk ishte kthyer kundër në mënyrë kaq agresive. Duke parë përpara, eksperti paralajmëron se ky trend mund të ketë pasoja edhe përtej Atlantikut.

Pjesë nga intervista:

-Në fakt sot do ta zhvendosim në pjesën e dytë tematikën e luftës, situatës dhe të gjitha zhvillimeve që po ndodhin këto ditë dhe këto orë në lindjen e mesme, për t'ia lënë vendin në pjesën e parë një tjetër zhvillimi shumë të rëndësishëm që ka qenë lajmi kryesor i ditëve të fundit. E kam fjalën për zgjedhjet dhe rezultatin e tyre ë surprizë në një farë mënyre në Hungari. Peter Magjar, siç e thonë hungarezët, mundi pas 16 vitesh më në fund në pushtet Viktor Orbanin. A mund të përsëritet ky precedent në vende të tjera autoritare ë apo jo? Ne do të diskutojmë për këtë, por jo vetëm. Me ekspertin e sigurisë Ilir Kulla. Mirëmbrëma, mirë se erdhët.

-Tani më thatë në hyrje para se të nisnim që keni studiuar në Hungari, kështu që

Ilir Kulla: Kam bërë doktoraturë.

-Okej, njihni edhe popullin në një farë, në një farë mënyre, përveç politikës.

Ilir Kulla: Unë njoh hungarezët, po. Por në kohën që kam qenë unë atje, në opozitë ishte Orbani dhe në qeveri ishin socialistët. Ishte Gyurcsány që ishte përfaqësues i një nga familjet oligarke më të mëdhaja. Vjehrri i tij në atë kohë ishte oligarku numër dy ose tre i Hungarisë.

-Tani, pyetjet e mia të para, pse fitoi kaq thellë Peter Magjari dhe pse humbi po kaq thellë Viktor Orban?

Ilir Kulla: Viktor Orbani është ë viktima e dytë e ë ë luftës së Bibi Netanyahut dhe të Donald Trumpit në Iran. Viktima e parë ishte Giorgia Meloni e cila jo rastësisht kësaj jave u distancua tërësisht nga nga lufta dhe nga Trumpi. Veçanërisht duke patur dhe debate publike të forta me njëri-tjetrin. E kemi analizuar këtu humbjen e referendumit të Melonit tre javë më parë. Sikundër edhe në referendumin e Melonit, në zgjedhjet në Hungari ne pamë që rinia me shumicë shkoi të votojë, gjë që s'kish ndodhur. Dhe i ktheu të gjithë numrat. Dhe në Hungari i ktheu dhe në fshat, në bastionet historike të ë të Fideszit, në zonat rurale. U votua kundër. Pse? Sepse fshati është ai që e vuan drejtpërdrejtë edhe çmimin e gazit edhe çmimin e naftës në Hungari, sepse Hungaria ka një industri bujqësore dhe një zhvillim bujqësor unik në në Evropë. Kjo ka qenë arsyeja pse vazhdimisht Viktor Orbani fitonte. Ë, në mënyrë të vazhdueshme sondazhet e kanë dhënë opozitën, ë ose domethënë koalicionin opozitar të përfaqësuar nga Peter Magjar në ë gjashtë-tetë muajt e fundit e kanë dhënë përpara.

Po as Peter Magjar nuk e priste, nuk e priste këtë diferencë dhe kjo është diferenca e 45 ditëve luftë. Ku çmimet dhe inflacioni e çmendi ë gjithë elektoratin, me të drejtë. Dhe këtu na përsëritet ajo që kemi parë katër vite më përpara. Lufta në Ukrainë dhe inflacioni ë dhe çmendja e tregjeve në luftë, luftës në Ukrainë para katër vitesh, tronditi dhe pastroi gjithë klasën politike në Evropë. Në fund edhe në Amerikë, madje dhe ardhja e Trumpit në pushtet nuk do të kishte qenë e tillë në qoftë se s'do të kishim pasur ë, në qoftë se Amerika s'do kishte problemin më të madh të inflacionit. Dhe pas një vit e gjysëm në pushtet të Donald Trumpit, me luftën në ë Iran, ë, ne kemi goditjen e drejtpërdrejtë elektoralisht për dy njerëzit më të investuar të Magës dhe të Donald Trumpit në në Evropë,  Giorgia Melonit dhe Viktor Orbanit.

Giorgia Meloni me referendumin, Viktor Orbani me pushtetin drejtpërdrejt. Viktor Orbani akoma më fort sepse zëvendëspresidenti i Gjit, i cili është edhe përfaqësuesi i Magës tek republikanët, shkoi dhe i bëri fushatë, u angazhua personalisht në këtë fushatë dhe kjo i korrespondoi e gjitha me me me votë kundër. Duke patur parasysh që kur them votë kundër, do të thotë që një pjesë e votave që dikur ka qenë për Viktor Orbanin ë i mori pikërisht Magjar i cili kishte një histori në të shkuar me me Fideszin, me partinë e ë qendrës së djathtë në Ukrainë. Ë, dhe shkuan dhe ju bashkangjitën një koalicioni të gjerë opozitar që ta dërgonin në shtëpi ë Viktor Orbanin, i cili përtej ë përplasjes me BE-në për katër vitet e fundit në luftë me në çështjen e luftës Ukrainë-Rusi, ka qenë vazhdimisht në përplasje me autoritetet e Brukselit dhe me burokracinë e Brukselit për tema të tilla si emigracioni, për tema të tilla si tregtia e lirë, për tema të tilla si ë LGBT-ja, ë e shumë tema të cilat janë sot të njohura në Evropë. Ë, por asnjëherë nuk ish ndodhur që elektorati të të sillej në mënyrë kaq agresive me Viktor Orbanin, që vetë elektorati i Viktor Orbanit ta godiste në këtë lloj forme.

Këtu shtoji edhe historitë e akuzave për korrupsion apo skandaleve e të tjera. Por ë unë mendoj që zgjedhjet në Hungari treguan një gjë, se inflacioni është një kafshë e egër që çmend çfarëdo lloj elektorati dhe çfarëdo lloj klase politike dhe e dërgon në shtëpi. Në këtë pikëpamje, ë unë mendoj që nëse vazhdon lufta në Iran ë dhe nëse kjo tendencë e rritjes së inflacionit në gjithë botën, unë mendoj që në nëntor, jemi ende shumë përpara muajit nëntor, por në nëntor dhe vetë republikanët në Amerikë do mund të ndëshkohen nga nga elektorati sepse, përtej faktit që Donald Trump ishte angazhuar që nuk do të bënte më asnjë luftë.

kulla orban

Lini një Përgjigje