TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 19:27

Shi në gjithë vendin, IGJEUM: Si do të jenë temperaturat për dy ditët në vijim

Shkruar nga Pamfleti

Shi në gjithë vendin, IGJEUM: Si do të jenë temperaturat

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka publikuar parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të enjten, duke paralajmëruar reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave zyrtare, orët e mbetura të së mërkurës, 15 prill, si dhe dita e enjte, 16 prill, do të karakterizohen nga reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit.

Sa i përket temperaturave, për ditën e enjte pritet që ato të luhaten:

-në zonat bregdetare nga 14 deri në 23 gradë Celsius;
-në zonat e ulëta nga 11 deri në 25 gradë Celsius;
-në zonat malore nga 9 deri në 20 gradë Celsius.

Ndërkohë, era parashikohet të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë kësaj periudhe.

 

Lini një Përgjigje