TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 15:02

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojme:

Në Tiranë, 4 persona janë arrestuar pas zjarrit që shkrumboi një pallat pranë QSUT, mes tyre edhe menaxheri i një marketi në katin e parë, ku dyshohet se nisi flaka.

Ndërkohë, seanca për dosjen “Partizani” vijon në GJKKO, ku kryeministri Edi Rama është thirrur si dëshmitar, ndërsa procesi ndaj Erion Veliajt është shoqëruar me debate për mungesën e tij në gjykatë.

SPAK ka ndërmarrë një tjetër aksion të gjerë kundër një grupi të dyshuar të trafikut të drogës, të lidhur me Mir Pepën, duke lëshuar 10 urdhër-arreste dhe sekuestruar pasuri.

Paralelisht, Prokuroria e Tiranës ka goditur disa kompani të dyshuara për mashtrim me TVSH me një dëm mbi 500 mijë euro.

Në ngjarje të tjera, një 38-vjeçar në Tiranë është arrestuar për vjedhje banesash me çelësa të kopjuar, ndërsa në Greqi një 19-vjeçare ka humbur jetën pas konsumimit të dyshuar të kokainës, me një 22-vjeçar shqiptar të arrestuar mes të dyshuarve.

Në Itali, tre persona, përfshirë një shqiptar, u kapën me 84 kg kanabis me vlerë rreth 1 milion euro, ndërsa në Spanjë u zbardh vrasja e një 31-vjeçari shqiptar në kuadër të larjeve të hesapave në trafikun e drogës.

Në Angli, një bandë shqiptare u dënua për 59 grabitje luksoze me dëme miliona paund, ndërsa në Turqi një sulm në shkollë la 4 viktima dhe rreth 20 të plagosur. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje