Kompania ka shprehur solidaritet me banorët e prekur dhe ka bërë të ditur se po qëndron pranë tyre në këtë situatë. Në deklaratë thuhet se do të ndërhyjë për rindërtimin e plotë të objektit, duke e rikthyer në gjendjen fillestare dhe duke mbuluar dëmet e shkaktuara.
Kompania e ndërtimit të pallatit pranë QSUT, i përfshirë nga flakët një ditë më parë, ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me ngjarjen.
Kompania ka shprehur solidaritet me banorët e prekur dhe ka bërë të ditur se po qëndron pranë tyre në këtë situatë. Në deklaratë thuhet se do të ndërhyjë për rindërtimin e plotë të objektit, duke e rikthyer në gjendjen fillestare dhe duke mbuluar dëmet e shkaktuara.
Më tej, kompania sqaron se godina është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe standardet ligjore në fuqi, pa ndërhyrje jashtë projektit të miratuar. Sipas saj, çdo fazë e punimeve është kontrolluar dhe certifikuar nga institucionet përkatëse.
Në vijim, bëhet me dije se për punimet e fasadës janë angazhuar subjekte të specializuara dhe të licencuara, të cilat kanë zbatuar kërkesat teknike përkatëse.
Deklarata thekson gjithashtu se, bazuar në të dhënat paraprake, kompania nuk rezulton të ketë përgjegjësi ligjore për ngjarjen, por angazhohet të mbulojë kostot për rikthimin e fasadës dhe apartamenteve të dëmtuara.
Sipas kompanisë, për objektin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore që nga viti 2021, përfshirë kolaudimin dhe dorëzimin tek banorët.
Në përfundim, ajo shpreh gatishmëri për bashkëpunim me institucionet për zbardhjen e rrethanave dhe garanton ndërhyrje për rikthimin e kushteve normale të jetesës për banorët.

Lini një Përgjigje