TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 12:02

Kaosi me transportin publik, kërcënon këshilltari i PS: Do t'i kalojë shtetit, kjo është e patolerueshme

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi me transportin publik, kërcënon këshilltari i PS: Do
Kaos me transportin publik në Tiranë

Në orët e para të mëngjesit, pothuajse në të gjithë vendin është bllokuar lëvizja e qytetarëve me transportin publik.

Në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, nga rreth 200 autobusë për afro 50 linja transporti, kanë operuar vetëm 115 prej tyre. Mungesa e mjeteve të transportit publik krijoi radhë të gjata dhe pritja në stacione, ku sipas qytetarëve sot koha e pritjes për të marrë këtë shërbim, ka qenë dyfish më e gjatë.Në rrethe sipas shoqatave të Transportit Publik, sot numri i mjeteve të reduktuara ka arritur deri në 60%.

Në total, në të gjithë vendin funksionojnë rreth 450 linja të rregullta të transportit publik, një shërbim që ofrohet nga 250 operatorë.

Për këtë sitatë këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës Alfred Muharremi ka propozuar sot që transporti publik t’i kalojë si shërbim shtetit, duke theksuar se është e patolerueshme që njrëzit të lihen në rrugë. Muharremi ka postuar një foto ku shfaqet një numër i madh qytetarësh, teksa presin në stacion për urbanin.

 “I shqetësuar nga vendimarrja e shoqërive të transportit publik, që pavarësisht mbështetjes së kudo ndodhur nga qeveria shqipëtare kanë reduktuar flotën e tyre në shërbim ndaj qytetarëve. Dikur e rritën çmimin e biletës me arsyetimin e rritjes së çmimit të naftës gjatë krizës kohë më parë edhe pse u ul, sërisht e mbajtën të pa ndryshuar.... sot sërisht bëjnë këtë manovër që nuk është aspak mbi rregullat dhe fushën e përgjegjësisë sociale që një kompani duhet të ketë. Pra me pak fjalë abuzim total. Kjo është arsyeja që shërbimi i transportit publik duhet të jetë nga vetë shteti”, shkruan ai në Facebook.

Shoqatat e transportit paralajmërojnë për përshkallëzim të reduktimit të numrit të autobusëve në rast se institucionet nuk reagojnë për miratimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetës, Kostandin Foni, tha për “Monitor” se operatorët në të gjithë vendin nuk garantojnë vijueshmërinë e transportit as për ditët në vijim.

“Të gjithë operatorët, si në Tiranë dhe në rrethe janë të vendosur për reduktim të mëtejshëm të shërbimit dhe përshkallëzim në rast të mos reagimit. Në disa rrethe ditën e sotme reduktimi i mjeteve ka arritur deri në 60%. Të tjerë janë në vështirësi financiare deri në mbyllje të shërbimit. Kjo masë nuk vjen si dëshirë e operatorëve, por nga pamundësia financiare e tyre për të përballuar rritjen e kostove nga shtrenjtimi i naftës.

Nga përllogaritjet rezulton se në të gjithë vendin, nga të gjithë operatorët e transportit publik, shpenzohen rreth 850 mijë litra naftë në muaj. Pas rritjes së lartë të çmimit të naftës, vetëm transporti qytetës përllogaritet të ketë një kosto shtesë prej rreth 800 mijë euro në muaj. Dhe kjo situatë vijon që prej fillimit të muajit mars. Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore për dhënie të kompensimit për shtrenjtimin e naftës, që mbetet një nga kërkesat kryesore për garantimin e vijueshmërisë së shërbimit”.

Si Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dërguar disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare të krijuara pas shtrenjtimit të naftës.

Prej tyre edhe në takimin e zhvilluar më 1 Prill me ministren e Ekonomisë është kërkuar të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

kaos me transportin publik

Lini një Përgjigje