TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 12:12

Iu dogj apartamenti nga zjarri pranë QSUT, flet banori i prekur: E kaluam natën jashtë, s'kemi ku shkojmë! 

Shkruar nga Pamfleti

Iu dogj apartamenti nga zjarri pranë QSUT, flet banori i prekur: E

Një nga banorët e prekur nga zjarri që përfshiu një pallat pranë QSUT ka treguar për mediat pasojat që la pas flaka në banesën e tij. Ai shprehet se ka humbur gjithçka dhe se nuk ka mundur të rikthehet për të parë nga afër dëmet.

Apartamenti i tij ndodhej në katin e katërt dhe, sipas tij, gjithçka brenda është shkatërruar. Ai shton se banesa ishte blerë para dy vitesh dhe përbënte të vetmen pronë që kishte në kryeqytet.

Banori tregon se pas ngjarjes ka mbetur jashtë, pasi nuk kishte një vend tjetër ku të qëndronte. Ai shpreh shqetësim edhe për faktin se nuk është lejuar të hyjë në apartament për të parë gjendjen.

“Më është djegur shtëpia, në kat të katërt. E kam blerë 150 mijë euro para dy vitesh. Me gjithë pajisjet brenda është bërë shkrumb komplet dhe nuk më lë kush të futem me pa shtëpinë time. E kam kaluar natën përjashta. Unë jam prej Dibre, nuk kam shtëpi këtu. Na leni rehat tani. Nuk rrezikuam”, tha ai. 

zjarri te qsut

Lini një Përgjigje