TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 18:05

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Tiranë, pallati te kompleksi prane QSUT-se u shkrumbua nga zjarri nje dite me pare dhe sot jane vene ne pranga, 4 persona dhe një tjeter në kërkim, ndërsa kompania ndërtuese ka premtuar rindërtim, mes debatit politik për përgjegjësinë.

Në politikë, BE ka kritikuar qeverine per ndryshimet në ligjin për portet turistike, duke paralajmëruar vlerësim të përputhshmërisë me standardet evropiane.

Në GJKKO vijojnë zhvillimet për çështjen “Partizani”, ku janë thirrur si dëshmitarë edhe figura të larta politike.

Seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës u shty pas mungesës së tij, ndërsa SPAK kërkon zbatimin e urdhrit për shoqërim dhe njoftim.

Ndërkohë, transporti publik në kryeqytet është reduktuar me 40% për shkak të krizës së operatorëve dhe kostove të larta të karburantit.

Në nivel ndërkombëtar, SPAK ka goditur një grup kriminal me 11 urdhër-arreste, ndërsa në Turqi një sulm me armë në një shkollë la 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Në Greqi, projekti i shpimeve në Jon ka hapur debat për kufirin detar me Shqipërinë, ndërsa në SHBA, Donald Trump ka deklaruar zhvillime të rëndësishme për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe ka vijuar me kritika ndaj NATO-s.

Në Hungari, Peter Magyar del kunder BE-se lidhur me kredinë për Ukrainën dhe furnizimet me naftë nga tubacioni Druzhba.

Ne Lindjen e Mesme, Trump lajmeron zhvillime te reja keto dy dite, ndersa Irani konfirmon negociatat permes Pakistanit.

Lini një Përgjigje