
Kush e filmoi Safet Gjicin në momentet intime? Videoja e ish-kreut të Bashkisë së Kukësit u bë sot virale dhe ka ende shumë pikëpyetje mbi të. Në telefonat e shumë gazetarëve dhe mediave përfundoi videoja në orët e para të mëngjesit. Nuk dihet se kush e dërgoi.
Ndërkohë që duket se pamjet janë xhiruar nga një kamera e fshehtë e vendosur në tryezën e dytë të kryebashkiakut, dhe jo në tryezën ku ai ka kompjuterin dhe dokumentet e tij.
Personi që ka kryer filmimin, e ka hedhur më pas videon në një kompjuter dhe më pas duket që filmohet me telefon mbi ekranin e kompjuterit. Aty duket që lëviz dhe dora. Nga ana tjetër, në mes të videos duket sikur vajza që kryen marrëdhënie, shkon afër kamerës dhe e lëviz, duke ngritur dyshime se ajo ka pasur dijeni për të.
Vetë Gjici tha se i është ngritur kurth, ndërsa SPAK ka nisur hetimet për të parë nëse kemi të bëjmë apo jo me shpërdorim detyre.
Lini një Përgjigje