TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2023, 20:01

A do të dënohet Safet Gjici? Kreshnik Spahiu shpjegon përmbajtjen e Kodit Penal për marrëdhëniet seksuale në zyrë

Shkruar nga Pamfleti

A do të dënohet Safet Gjici? Kreshnik Spahiu shpjegon përmbajtjen

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar skandalin e Safet Gjicit. Sipas tij, falë hetimeve duke theksuar se duhet kuptuar qartë në kemi të bëjmë me krim, shkelje administrative, shkelje etike apo me një vepër tjetër.

Spahiu tha se deri në këto momente nuk ka fakte dhe prova për kryerjen e një krimi. Prokuroria e ka nisur hetimin për të zbuluar përfundimisht nëse marrëdhënia seksuale është kryer në shpërdorim të detyrës apo me dëshirën e vajzës që është në filmim.

Me dëshirën e vajzës në zyrën e kryetarit të bashkisë nuk është shpërdorim detyre. Vepra penale e parashikuar nga Kodi Penal thekson, neni 105, parashikon marrëdhënien seksuale të kryer duke shpërdoruar detyrën me vartësit, pra duke kërkuar favore në këmbim të marrëdhënies seksuale. Nuk ka deri në këto momente një denoncim që kjo marrëdhënie seksuale të jetë kryer në këmbim të një favori”, u shpreh Spahiu në një intervistë për “Euroneës Albania”.

 

spahiu gjici

Lini një Përgjigje