TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2023, 17:47

Identifikohet vajza e videos seksuale, SPAK e merr në pyetje; Safet Gjici rrezikon burgun

Shkruar nga Pamfleti

Identifikohet vajza e videos seksuale, SPAK e merr në pyetje; Safet Gjici

Prokuroria e Posaçme ka identifikuar vajzën e cila shfaqet në videon seksuale të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

Ky i fundit është filmuar në skena intime në zyrë dhe sipas të dhënave që ka siguruar prokuroria, vajza në fjalë është 40-vjeçarja Alma.K, e cila rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës me H.Ll. Vajza është thirrur në prokurori dhe po pyetet për raportet e saj me Gjicin.

Mësohet se SPAK ka nisur hetimet ndaj Gjicit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.

Ndërkohë pritet që në ambientet e SPAK të shoqërohet edhe Safet Gjici. Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale tha se e kishin futur në kurth, por pa dhënë më shumë detaje.

 

gjici

Lini një Përgjigje