TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2023, 17:35

“S’është vetëm Safeti, e ka bërë edhe Bill Clinton”, Burimi për video skandalin e Gjicit: Nuk është problemi zyra, por shfrytëzimi i postit

Shkruar nga Pamfleti

“S’është vetëm Safeti, e ka bërë edhe Bill

Analisti Genc Burimi duke komentuar rastin e shumëpërfolur këtë të premte të Safet Gjicit, kryetarit të dorëhequr të Kukësit, tha se problemi nuk është te pjesa që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrë, por te shfrytëzimi i postit për të favore seksuale.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se edhe më herët ka pasur raste të tillë në politikën botërore dhe ka marrë si shembull ish-presidentin e Amerikës Bill Clinton duke thënë se në atë kohë nuk u konsiderua skandal fakti që ai kreu marrëdhënie në zyrën ovale, por fakti që ushtroi autoritetin e tij ndaj stazhieres Monika Leëinsky.

Kjo për mua është temë shumë e ndjeshme. Është jeta private. Ka pasur raste që kanë bërë seks në zyrat e FMN-së dhe nuk kanë rënë për këtë, por nuk kanë rënë për këtë, por për përdhunim. Klintoni nuk u dënua se bënte marrëdhënie në zyrën ovale me Monika Lewinsky-n, por se shfrytëzoi autoritetin me një shtazhiere. Ne në perëndim nuk kemi të njëjtën qasje me ju, ju talleni e qeshni, por skandali nuk ekziston te kjo”, tha Genc Burimi.

gjici video skandali

Lini një Përgjigje