
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video, ku shihen makinat e NATO që udhëtojnë drejt Kosovës. Imazhet janë shkëputur në Kukës dhe gazetari shprehet se në kamionë ka armatime dhe mjete logjistike që po dërgohen në veri të Kosovës.
“Karvani i NATO-s duke përshkuar territorin e Republikës se Shqipërisë, për të çuar armatime shtese dhe mjete logjistike KFOR-it, në shtetin tjetër shqiptar, Republikën e Kosovës…
Ndërsa udhëtoja sot pasdite, nga Kukësi në drejtim të Prishtinës, me tërhoqi vëmendjen një autokolonë ushtarake, që lëvizte nën simbolet e NATO-s…
Për “sovranistët” këtej dhe matanë Drinit, pa këtë logo, kufiri i Serbisë do te ishte ende në Morine, aty ky sot valvitet krenar flamuri i Republikës se Kosovë dhe flamuri kombëtar kuqezi….”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje