
Shirat e rënë mbrëmë dhe sot kanë shkaktuar përmbytje në disa zona. Në shumë qytete uji ka vërshuar nëpër rrugë duke shkaktuar përmbytje të shumta. Dje në Maliq situata ishte katastrofike, ndërkohë dhe sot ka pasur probleme në shumë zona të tjera.
Thuajse të gjitha rrugët e qytetit të Kuçovës janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Më problematike situata paraqitet në hyrje të qytetit duke filluar nga “rreth-rrotullimi i Ullirit” e deri tek nëntë-katëshi dhe në lagjet: “Llukan Prifti”, “1 Maji”, “11 Janari” dhe “Tafil Skëndo”.
Përmbytjes nga shiu nuk i ka shpëtuar as nënstacioni elektrik që ndodhet në hyrje të qytetit të Kuçovës. Fakti që nënstacioni elektrik ndodhet nën ujë ka bërë stakimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Kuçovës.
Ndërkohë, reshjet e shiut kanë sjellë problematika edhe në Vlorë, ku disa rrugë kryesore të qytetit janë përmbytur. Zona si pranë stadiumit Flamurtari, në lagjen Pavarësia, por edhe në zonën e Skelës tashmë nën ujë. Probleme ka patur edhe në disa blloqe banimi pranë zonës së Albano dhe Rominës por edhe në disa zona të tjera të qytetit. Deri më tani nën ujë segmentet rrugore dhe automjetet Për momentin nuk rrezikohen banesa apo biznese. Po ashtu edhe në Ballsh ka pasur shumë probleme. Rrugët janë mbuluar nga uji.
Lini një Përgjigje