TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2023, 19:27

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta në Tiranë në mbështetje të Kosovës, akuza Ramës për tradhti

Shkruar nga Pamfleti
“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta
Foto nga protesta

Qytetarët shqiptarë janë ngritur në protestë për atë që po ndodh në Veri të Kosovës. 3 policë të Kosovës u rrëmbyen dhunshëm nga serbët, ndërkohë që Tirana nuk ka qëndruar në krah të Prishtinës. Rama ka qenë i distancuar dhe kjo ka bërë që qytetarët të dalin në protestë.

Me qindra qytetarë janë tubuar para Kryeministrisë me thirrjen: “A jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”. Po ashtu disa prej tyre kanë akuzuar Ramën për tradhti. Një protestues u shpreh se Shqipëria e Kosova janë një dhe nuk mund tu kthejmë shpinën.

"Kërkojmë që shqiptarët të jenë mirë kudo ku jetojnë, si në Kosovë, Maqedoni. Situata në veri na ka prekur. Shqiptarët atje nuk janë mirë. Duam që shteti të mbajë një qëndrim në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës. E ndjej si shqiptar që jam, që shqiptarët të jenë mirë kudo që jetojnë. Duhet të qëndrojnë të bashkuar, edhe në Mitrovicë të luftojnë informalitetin që është atje", tha një qytetar.

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta

“I lutem kryeministrit shqiptar të mbështesë pa kushte Albin Kurtin, o sot o kurrë. Ne me sllavët po të njëjtin problem kemi. I lutemi kryeministrit të shkëputet nga marrëdhëniet me sllavët, të mbështesë qeverinë e Kosovës pa kushte. Duhet ta mbështesë Albin Kurtin”, tha një qytetar tjetër.

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta

Ndërsa një protestues tjetër tha: “Unë kam një thirrje për kryeministrin, SHBA dhe BE: Jepuni shqiptarëve dhe kosovarëve armët siç i ka dhënë rusi dhe kinezi Serbisë dhe ti marrin ushtarët e EULEX dhe ata që rrihen si gomerë në veri. E mbrojmë vetë Kosovën. Nëse Kosova ishte nën pushtimin serbo sllav tani kërkojnë ta kenë nën pushtimin evropian dhe amerikan. Rama të mos bëjë strucin në rërë, të dalë dhe të thotë është më vëllezërit kosovarë apo me serbët”.

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta

Raportet e Shqipërisë dhe Kosovës janë në pikën kritike. Rama anuloi mbledhjen mes dy qeverive, ndërkohë që për kaosin në Veri nuk pati asnjë komunikim mes tij dhe Kurtit. I habitshëm ishte reagimi i Ramës edhe pas rrëmbimit të 3 policëve. Ditën e parë ai nuk foli, por deklaroi se po priste qëndrimin e KFOR. Ndërkohë pasi SHBA deklaroi se policët duhet të lirohen, Rama reagoi dhe kërkoi të njëjtën gjë. Protestuesit sot kanë kërkuar që Shqipëria të jetë në krah të Kosovës dhe jo të Serbisë.  

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta

“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Protesta

 

protesta rama kosova

Lini një Përgjigje