TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2024, 18:57

Vendimi i Gjykatës së Lartë, Salianji reagon nga qelia: Pengje që i nënshtrohen urdhrit arbitrar të dalë nga skutat e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Gjykatës së Lartë, Salianji reagon nga qelia: Pengje

Ervin Salianji ka reaguar nga qelia pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë, e cila e la atë në burg duke mos pezulluar vuajtjen e dënimit.

Në profilin e tij është publikuar një mesazh ku Salianji kritikon drejtësinë, teksa shprehte se është një njeri shumë herë më i lirë se ata që janë kthyer në shërbëtorë.

Postimi

Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë.

Po, jam njeriu më i lirë, më i lirë se ca shërbëtorë, them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj!

Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej , e kam zgjedhje dhe mision.

E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më keq çdo ditë.

Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtësia, e varfërinë nga pamundësia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrirë si zgjatime shërbëtoresh, kudo.

Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejnë shpinën në përkulje ndaj pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por kriminal.

Banda që vendosin për njerëz me diploma!

Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhrit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit.

Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajne keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me kembe nga milioneret e pushtetit te krimit.

Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojnë trafikun e drogës, e mbrojnë me gjyqësorin e kontrolluar.

E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge.

Trafikanti vëlla apo xhaxha, nuk bëhet hero!

E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit!

Përzemërsisht Ervin Salianji

Lini një Përgjigje