
Ish-gardisti Paro Laçi, një nga njerëzit më të afërt të Berishës, tregon ngjarje të pazbardhura më parë, të ndodhura në vitin 1997. Paro Laçi shprehet se Sali Berisha kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit të asaj kohe, Bashkim Finos.
Laçi thotë gjithashtu se nëse Bashkim Fino do të futej në Shkodër, me urdhër të Sali Berishës ishte planifikuar vrasja e tij.
“Berisha ka dhënë urdhër, kam qenë në Kurbin, nëse Bashkim Fino do hynte në Shkodër do ekzekutohej. Ka qenë një plan i mirëfilltë. U dha urdhri i Berishës, nëse do tentonte dhe do kalohej Bushati. Në Mamurras ka tentuar të vrasë Fatos Nanon, ka qenë i shoqëruar me grup të madh njerëzish. Flasim për ‘97. Bashkim Fino ka qenë plan i mirëfilltë. Të dalin çunat Bushatit dhe të pranojnë urdhrat e Berishës me për të djegur Laçin, kanë vdekur njerëz në ‘91. Janë gjithë këto krime që rëndojnë mbi Berishën”, tha ai për “Report Tv”.
Fino ka qenë kryeministër i Shqipërisë prej 9 marsit 1997 deri më 29 qershor 1997, ndërsa më 29 mars 2021 ndërroi jetë pas ishte infektuar me Covid-19.
Lini një Përgjigje