
Mjeku anestezist- kardiolog Roland Xhaxho ka reaguar sërish në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën e tij private në Tiranë.
Në një intervistë për emisionin “Top Story”, mjeku deklaroi se duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të fëmijës, ka firmosur një konsensus me prindërit para operacionit. Sipas tij fëmija shtoi se fëmija ka dalë nga klinika në krahun e të atit, pas 4 orësh operacion.
“Do të doja të shprehja ngushëllimet, unë e kam konsideruar njëlloj si nipërit e mi, unë jam anestezist më shumë se 40 vitesh, detyra ime ka qenë shpëtimi jetës, duke qenë se janë bërë shumë abuzime, po dal se dua të bëj të njohur si ka ndodhur. Ka ndërhyrë anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit. Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë, këta me rekomandime janë drejtuar në spitalin tonë, kishte infeksione që në mënyrë absolute duheshin evituar në një seancë, ne përdorim antibiotikë endovenozë për ta mbrojtur. Unë jam anastezisti më i vjetër që ka kryer një anastezi tek fëmijët, procedura ka qenë sipas mënyrave internacionale. Kemi trajtuar mbi 2000 fëmijë. Ka dalë nga klinika i zgjuar, ka zgjatur 4 orë, 4 orë e pak. Ai ka dalë i zgjuar dhe në krahët e babait, madje ka kërkuar edhe vëllanë”, tha mjeku.
Lini një Përgjigje