TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2023, 21:08

Vdekja e 3-vjeçarit, Urdhri i Stomatologëve shpall 6 tetorin ditë zie

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 3-vjeçarit, Urdhri i Stomatologëve shpall 6 tetorin

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka vendosur të shpallë datën 6 Tetor ditë zie, për të gjithë stomatologët, personelin ndihmës e asistentë në poliklinika e klinika dentare. Kjo, për shkak të vdekjes së 3 vjeçarit Brian Spahiu në Tiranë.

Njoftimin e bën presidenti i USSH-së, Nikoll Deda i cili gjithashtu u shpreh ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të më të shtrenjtit të tyre.

Dentistria shqiptare në zi! Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë, shpall datën 6 Tetor 2023, ditë zie për të gjithë stomatologët, personelin ndihmës e asistentë në poliklinika e klinika dentare.  Ditën e nesërme, dt.06.10.2023, ora 12.00, ju ftojmë të mbajmë 2 minuta heshtje “lutje”  për voglushin, engjëllin e vogël 3 vjeçar, Braian Spahiu”, shkruan Deda.

 

Lini një Përgjigje