TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2023, 20:42

3-vjeçari humbi jetën në klinikën dentare, reagon mjeku Xhaxho: Djali është operuar në zemër 2 vite më parë, nga klinika doli i zgjuar

Shkruar nga Pamfleti
3-vjeçari humbi jetën në klinikën dentare, reagon mjeku
Mjeku Roland Xhaxho

Pas ngjarjes tragjike ku një fëmijë 3-vjeç ka humbur jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën private ‘Splent Dent’, ka reaguar për herë të parë mjeku Roland Xhaxho.

Xhaxho tha se profesionalisht ka bërë maksimumin, ndërsa shtoi se fëmija është vendosur në anestezi dhe familja ka firmosur.

Mjeku shprehet gjithashtu se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare. Sa i përket fëmijës, ai shton se nga dalë i zgjuar në krahët e të atit. Më tej në deklaratën e tij thuhet se djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, tha mjeku.

3-vjeçari humbi jetën në klinikën dentare, reagon mjeku
Deklarata e mjekut Roland Xhaxho

3-vjeçari humbi jetën në klinikën dentare, reagon mjeku



klinike dentare mjeku djali 3 vjecari

Lini një Përgjigje