TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2023, 17:36

“Të bëfsha mu në drejtësi”, ‘shpërthen’ gazetari: Zoto, Mërtiri e Gugallja në arrati, gjykata u jep gjykim të shkurtuar

Shkruar nga Pamfleti

“Të bëfsha mu në drejtësi”,

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër sot mbi vendimin e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit. Gjykata dënoi me burg 3 krerët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Ata u dënuan në mungesë sepse janë në arrati, teksa dhe përfituan gjykim të shkurtuar.

Kikia shprehet se është absurde që të jepet gjykim i shkurtuar për personat në arrati. Ndërkohë pyet se përse drejtësi nuk ndjek paratë e tyre.

Postimi i plotë

Po paratë? Apo ç’i duam….

Gjykata vendosi të dënojë Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin me nga 6 vite e 8 muaj burg dhe Stela Gugallia me 4 vjet e 8 muaj, për inceneratorin e Elbasanit. Te tre kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Unë s’jam jurist, por di që gjykimi i shkurtuar aplikohet kur e pranon akuzën dhe lehtëson procedurat gjyqësore.

Si mund të bëhet gjykim i shkurtuar kur këta janë arratisur e jetojnë si pashallarë me paratë e vjedhura. Meqë ra fjala, po paratë? Ku janë paratë?

Epo të bëfsha mu në drejtësi që dënon tre njerez të arratisur me gjykim te shkurtuar e nuk ndjek paranë ku shkoi. E çfarë drejtësie është kjo?

Lini një Përgjigje