TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2023, 16:46

“Bosët” e inceneratorëve dënohen për herë të dytë në arrati, policia dhe SPAK nuk arrijnë dot te Zoto, Mërtiri e Gugallja

Shkruar nga Pamfleti

“Bosët” e inceneratorëve dënohen për herë

Krerët e inceneratorëve janë dënuar sot për herë të dytë dhe sërish në arrati.

Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja janë dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për aferën me inceneratorin e Elbasanit.

Zoto u shpall fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me 6.8 vite burg; Mirel Mërtiri u dënua me 6.8 vite burg dhe Stela Gugallia dënohet me 4.8 vite burg.

Por ky është dënimi i dytë për Klodian Zoton. Ai pak ditë më parë u dënua me 8 vite burg për inceneratorin e Fierit. Ai shijon ende lirinë dhe policia me SPAK nuk po arrijnë ta arrestojnë.

 

Lini një Përgjigje