Një vatër zjarri u aktivizua pasditen e së martës në fshatin Krajkë, në Bulqizë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe duke u afruar drejt zonave të banuara.
Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke e vështirësuar kontrollin e situatës nga banorët. Në terren pritet ndërhyrja e strukturave vendore për të izoluar flakët dhe për të shmangur dëme të mëtejshme.
Situata lidhet shpesh me djegien e barishteve në toka bujqësore dhe livadhe, praktikë që në shumë raste çon në përhapje të pakontrolluar të zjarrit.
Raste të tilla përsëriten çdo vit në zonën e Bulqizës dhe më gjerë në qarkun Dibër, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore, kryesisht në dushqe.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin ndezjen e zjarreve në këtë periudhë dhe paralajmërojnë për masa ndëshkuese në rastet kur provohet përgjegjësia për dëmtimin e pyjeve.
Ruhuni nga ruset, po bejne sa o time kudo ne Europe.