TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2026, 15:00

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen “Bankers”, duke ngritur 3 akuza për 6 të pandehur, nga shpërdorimi i detyrës te pastrimi i parave. Ndërkohë, GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen “Revanshi”, me 7 të pandehur dhe rreth 20 persona ende në kërkim, duke zbuluar përplasje dhe plane vrasjesh mes grupeve kriminale.

Në çështjen “Plumbi i artë”, Ilirian Feçi ka dëshmuar për grabitjen e vitit 2011 në Elbasan, duke përmendur si bashkëpunëtorë Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin.

Policia ka zbardhur disa ngjarje me tritol: arrestohet Fatjon Rrika për shpërthimin ndaj një efektivi në Lezhë, ndërsa në Tiranë janë arrestuar 7 persona për atentatin ndaj Oltjon Klosit, ku dyshohet për përfshirje të Sabah Nuzit. Një tjetër 46-vjeçar u kap me tritol, armë dhe municion, që dyshohet se do t’i shiste.

Ngjarje tragjike u shënua në Tiranë, ku një drejtuese motori humbi jetën pas përplasjes me një autobot uji. Ndërkohë, në Durrës u godit një rrjet prostitucioni me disa të arrestuar dhe persona në kërkim.

Në kufirin e Muriqanit u sekuestruan 4.2 kg kanabis dhe 38 mijë euro të padeklaruara, ndërsa AKU bllokoi 738 kg mish pule të rrezikshëm për konsum.

Jashtë vendit, një shqiptar u arrestua në Itali për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes, ndërsa autopsia e Kevin Muharremit zbardhi se ai u qëllua me disa plumba. Po ashtu, një tjetër shqiptar u ekstradua nga Spanja si pjesë e një rrjeti trafiku kokaine. 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje