TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të dites, ku ndër te tjera vecojme:

Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë për më 11 maj, ndërsa gjendja e tij fizike teksa u paraqit sot ne seance, u komentua jo pak.

Në të njëjtën kohë, procesi ndaj Erion Veliajt vijon me zhvillime të rëndësishme, pasi GJKKO ka ndarë dosjen në dy pjesë dhe ka pranuar gjykimin e shkurtuar për disa të pandehur, përfshirë biznesmenë dhe ish-deputeten Klotilda Bushka.

Nga SPAK, kreu Klodian Braho raportoi për vitin 2025, duke theksuar se korrupsioni mbetet shqetësim kryesor dhe se janë sekuestruar mbi 45 milionë euro pasuri, ndërsa paralajmëroi edhe rrezikun nga retorika politike ndaj institucionit.

Në politikën e brendshme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS, ku ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin dhe ka paralajmëruar përjashtim për shkelje të disiplinës partiake.

Në arenën rajonale, Kosova vijon negociatat për zgjedhjen e presidentit, ndërsa Gjukanoviq është dënuar me 6 vite burg për spiunazh.

Në Bruksel, një institucion i BE-së është në hetim për korrupsion, duke tronditur administratën europiane.

Ndërkohë, zhvillime të forta raportohen edhe jashtë rajonit: SHBA dhe Irani po përballen me tensione të reja diplomatike dhe ushtarake, ndërsa Rusia forcon koordinimin me Teheranin. Në Itali, UEFA paralajmëron pasoja të rënda për
futbollin nëse përshkallëzohen skandalet dhe ndërhyrjet politike.

Lini një Përgjigje