Vendimi i GJKKO-s përshpejton procesin për një pjesë të të akuzuarve, mes tyre biznesmenë dhe ish-deputetja Klotilda Bushka
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur ndarjen në dy pjesë të dosjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duke pranuar kërkesën e shtatë të pandehurve për gjykim të shkurtuar.
Sipas vendimit, procesi do të vijojë i ndarë, çka pritet të përshpejtojë shqyrtimin gjyqësor për grupin e të pandehurve që kanë zgjedhur procedurën e shkurtuar.
Mes atyre që përfitojnë nga kjo formë gjykimi janë biznesmenët Abule dhe Bektashi, si edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka.
Të pandehurit që do të gjykohen me gjykim të shkurtuar:
Elman Abule – “Rametal” shpk;
Fatmir Bektashi– “Kontakt” shpk
Mirton Lika – “Lani” shpk
Frosina Bollo – OJF “Frobolous”
Adela Kondakçiu
Fatjon Baci
Klotilda Bushka
Me këtë vendim, do të rihidhet në short dosja për Veliajn. Seanca për të pandehurit me gjykim të shkurtuar është në datën 20 maj, kur dhe do të jepen konkluzionet e Prokurorisë së Posaçme.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Lini një Përgjigje