TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 15:38

Tentoi të fuste drogë në burgun e Durrësit, kapet në flagrancë një person!

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të fuste drogë në burgun e Durrësit, kapet në
IEVP Durrës

Një tjetër tentativë për futjen e lëndës narkotike në burgun e Durrësit është goditur ditën e sotme. Rreth orës 12:50, në ambientet e IEVP Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.

Nga kontrolli fizik i shtetasit me iniciale E.V., i cili kishte ardhur për takim me familjarin e tij, te paraburgosurin me iniciale E.V, u konstatuan dhe u sekuestruan 2 (dy) qese të vogla, të mbështjella me natriban, që dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike, të fshehura në trup.

Menjëherë pas konstatimit u bë bllokimi i sendeve të ndaluara, u hartuan procesverbalet përkatëse, u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e veprimeve procedurale”, bëhet me dije në një njoftim të Drejtorisë së Burgjeve.

“Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Durrës.

Sot, më datë 27.04.2026, rreth orës 12:50, në ambientet e IEVP Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.

Nga kontrolli fizik i shtetasit me iniciale E.V., i cili kishte ardhur për takim me familjarin e tij, te paraburgosurin me iniciale E.V , u konstatuan dhe u sekuestruan 2 (dy) qese të vogla, të mbështjella me natriban, që dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike, të fshehura në trup.

Menjëherë pas konstatimit:

• u bë bllokimi i sendeve të ndaluara;

• u hartuan procesverbalet përkatëse;

• u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e veprimeve procedurale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.”-njofton Drejtoria e Burgjeve.

 

ievp durrës

Lini një Përgjigje