TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 15:53

Banka Shqiptare e Zhvillimit: 100 milionë Euro shtetërore në duart e mafies izraelite të “Jet Bank”

Shkruar nga Pamfleti

Banka Shqiptare e Zhvillimit: 100 milionë Euro shtetërore në

Qeveria shqiptare, pronare 100% e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, pa asnjë përfaqësues të qeverisë në bordin drejtues, ka hapur rrugën për t’i dhënë 49% aksione mafiozit izraelit...

Banka Shqiptare e Zhvillimit u krijua si ent financiar shtetëror për të kredituar ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe startup-et vendas, me kapital fillestar 100 milionë Euro nga buxheti i shtetit. Por 5 muaj pas krijimit, kjo bankë nuk ka dhënë asnjë qindarkë kredi, sepse nuk ka hapur as aplikimet. Ndërsa kryeministri Edi Rama e promovoi me bujë si “bankën e vetme mbështetëse për bizneset e vogla dhe të mesme”, gjatë takimeve me fermerët ai nuk e përmendi fare këtë bankë publike, por deklaroi se qeveria do të bashkëpunojë me bankat private për kreditime. Pra, Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk dihet se kur do t’i fillojë kreditimet, por ajo tashmë ka filluar lëvizjet për bashkëpunim me mafien izraelite “Jet Bank” të parasë elektronike.

“Pamfleti” ka mësuar se Ministria e Financave, si pronare e 100% të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, ka filluar procedurat e bashkëpunimit me “Jet Bank” për përzierje të parasë fizike me paranë elektronike, kur bankat shtetërore nuk kanë tagër për veprimtari të parasë elektronike. Por ky projekt bashkëpunimi parashikon që brenda vitit 2026 të avancojë me kalimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit në ortakëri me “Jet Bank”, të cilës do t’i japë 49% të aksioneve, me vlerën e barabartë të kapitalit themelues që përfaqësojnë këto aksione. Kalimin e 49% të kapitalit shtetëror bankar te privatët, Ministria e Financave e ka paracaktuar në nenin 11 të Statutit, ku thuhet se shteti ka të drejtë të transferojë 49% të aksioneve të bankës tek subjekte private, ndërsa 51% do t’i zotërojë Ministria e Financave.

Banka Shqiptare e Zhvillimit: 100 milionë Euro shtetërore në

Bankë shtetërore që administrohet dhe drejtohet nga privatët

Banka Shtetërore Shqiptare e Zhvillimit u krijua me kapital fillestar 100 milionë Euro nga buxheti i shtetit dhe me pronare të vetme Ministrinë e Financave, por administrimi dhe stafi drejtues janë të gjithë persona të punësuar në zyra juridike e banka private:

· Administrator i bankës është emëruar italiani Silvio Pedrazzi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i bankës “Intesa Sanpaolo”.

· Anëtar Bordi është Daniel Marc Demeulenaere, shtetas francez, mik i kryeministrit Edi Rama dhe lobues për koncesione të huaja energjie në Shqipëri.

· Anëtare Bordi është Irida Huta, Drejtore e Shërbimeve Financiare Digjitale në “OTP-Bank Albania” të Gellért Zoltán Jászai, oligark i lidhur me ish-kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

· Anëtare Bordi është Eris Hysi, juriste në zyrën juridike “Haxhia&Hajdari”, përfaqësuese ligjore e koncesionit të Butrintit dhe e përzgjedhur nga Kuvendi për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

· Anëtar Bordi është Artur Asllani, nga zyra juridike “Tonuçi & Partners Albania” dhe “Anes”, të lidhura me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

· Anëtar Bordi është Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, mbështetës i koncesioneve dhe propagandës së kryeministrit Edi Rama.

Nuk është e rastësishme që Banka Shqiptare e Zhvillimit, pronësi e Ministrisë së Financave, u krijua më 17 dhjetor 2025, ndërsa “Jet Bank” u licencua si bankë e parasë elektronike më 31 mars 2026. Por të dyja këto banka kanë përcaktuar bashkëpunimin me njëra-tjetrën dhe ortakërinë e përbashkët për aktivitetin e parasë elektronike – një pazar për të cilin kanë filluar veprimet, ndërsa bizneset shqiptare ende presin kreditë e premtuara. Pyetja është e thjeshtë: A u krijua Banka Shqiptare e Zhvillimit për të mbështetur fermerët dhe startup-et, apo për t’u dhënë 49% e kapitalit shtetëror mafies izraelite të parasë elektronike?/Pamfleti

banka shqiptare e zhvillimit jet bank

1 Komente

  1. P
    Petro

    SKANDAL NE MES TE DITES NE VITIN 2026 !

    Lini një Përgjigje