Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër te tjera vecojmë:
Kryeministri Rama ka pritur në një takim, ambasadorin e SHBA-ve në NATO, ku kanë folur për marrëdhëniet mes vendeve tona, si edhe për Samitin e Aleancës në Tiranë.
Opozita ka njoftuar protestë më 8 maj, ndërsa kreu i saj Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për çështjen e AKSHI-t dhe lidhje me korrupsionin. Ndërkohë, KKTU ka refuzuar 26 projekte ndërtimi për kulla dhe resorte, duke frenuar një numër të madh investimesh.
Në Kuvend, pas një seance maratonë 12-orëshe, u miratuan ligje të rëndësishme mes tensioneve dhe largimit të opozitës nga salla. Paralelisht, institucione të tjera po përballen me zhvillime gjyqësore, përfshirë shtyrjen e një çështjeje ndaj Erion Veliajt në GJKKO.
Në Kosovë, vendime të rëndësishme gjyqësore dhe politike përfshijnë dënime të rënda për rastin “Banjska” dhe vlerësime për vendimin e shpalljes së IRGC si organizatë terroriste, ndërsa vendi ka mbajtur zi kombëtare për akademikun Rexhep Qosja.
Në arenën ndërkombëtare, Papa Papa Leone XIV ka bërë thirrje për dialog mes SHBA dhe Iranit, ndërsa tensionet globale vijojnë. Në SHBA, parashikimet për zgjedhjet tregojnë sfida për republikanët dhe rënie të besimit në sistemin politik.
Ndërkohë, sporti ka marrë vëmendje me çmimet ekstreme të biletave për Kupën e Botës 2026, ku finalja ka arritur deri në miliona euro në tregun sekondar.
Lini një Përgjigje