
Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitake zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Ambasadën amerikane në Tiranë. Sipas njoftimit të ambasadës, Whitake u takua me marinsat, punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që shërbyen në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Gjithashtu, ai vlerësoi edhe partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.
We were pleased to welcome U.S. Ambassador to NATO Matthew Whitaker to our embassy and to introduce him to our Marines and American and Albanian employees who served in NATO operations in Afghanistan and Iraq. We value the partnership between our countries in defense of our… pic.twitter.com/0urf8KFcx7
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) April 24, 2026
“Kishim kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me marinsat tona dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që shërbyen në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin midis vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Lini një Përgjigje