
Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Në Kuvend, seanca plenare u shoqërua me tensione dhe interpelanca të forta, ku Shëndetësia, Bujqësia dhe Arsimi ishin në fokus. Berisha akuzoi Ramën për integrimin në BE.
Kryeministri Rama zhvilloi sot nje takim me sipermarresit, ku hodhi poshte akuzat se sektori i ndertimit eshte lavatrice e pastrimit te parave te krimit.
Në drejtësi, Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e paraburgimit në rastin “Sadushi”, por vendimi final u tërhoq pa afat. Po ashtu, u rrëzua kërkesa e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku për të rikthyer pasaportën e bllokuar, duke i mbajtur masën “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Në çështje kriminale, seanca e “Plumbi i Artë” u përshkua nga përplasje mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese, ku avokatja e Altin Ndocit vendosi të largohej nga salla. Ndërsa, dy vëllezërit shqiptarë, Artur dhe Arben Mehilli, të shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej 2001 për vrasje dhe dënuar me 32 vite burg, u arrestuan në Itali dhe pritet ekstradimi në Shqipëri.
Në arenën ndërkombëtare, europarlamentarët Vladimir Prebiliç dhe Sandro Gozi i kërkuan Komisionit Europian të reagojë urgjentisht ndaj Serbisë, pas ndërhyrjeve policore në Universitetin e Beogradit dhe kërcënimeve ndaj studentëve. Ndërkohë, Franca kritikoi Hungarinë për bisedimet me zyrtarët rusë mbi sanksionet, duke i cilësuar si “tradhti të solidaritetit të BE-së”.
Në Lindjen e Mesme, bombardimet izraelite në Liban shkelën armëpushimin, Irani kërcënon, ndërsa SHBA dhe BE bëjnë thirrje për respektimin e paqes.
Dua Lipa vendosi një rekord historik: albumi i saj debutues “Dua Lipa” kaloi shifrën e 15 miliardë dëgjimeve në Spotify, duke e bërë artisten e parë femër me dy albume mbi këtë prag.
Lini një Përgjigje