TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2026, 16:00

“Lufra” fushatë për të dëmtuar prodhimin vendas, shqiptarët helmohen me vaj palme e qumësht pluhur

Shkruar nga Pamfleti
“Lufra” fushatë për të dëmtuar prodhimin vendas,
Masakra ushqimore e "Lufrës"

Dalin mesazhet: Si kompania “Lufra” po refuzon qumështin e blegtorëve, duke përdorur më tepër qumësht pluhur

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka akuzuar në Kuvend kompaninë përpunuese të qumështit LUFRA për zhvillimin e një fushate që ka dëmtuar drejtpërdrejt blegtorët dhe prodhimin vendas të qumështit.

Gjatë një interpelance me ministrin e Bujqësisë, Braçe tha se ka marrë dhjetëra mesazhe nga blegtorë të zonës së Bubullimës, të cilët pretendojnë se janë përballur me akuza të pabazuara për cilësinë e qumështit të tyre.

Me masa shtesë të blegtorëve për anti-mykotikët dhe natyrisht edhe kosto për ta. Se të nxitur nga fabrikat, u detyruan të blejnë anti-mykotik dhe t'i ngopin lopët me, me anti-mykotik, në dijeninë time kot. Dhe në fokus të atyre përgjigjeve të AKU-së, kot. Tani, përse u ul çmimi? Ndryshoi oferta në treg? Jo. Sasia e prodhimit të qumështit në atë periudhë nuk u rrit. Përkundrazi, u hodh në kanal. E dyta. U ul kërkesa në treg? Jo, kompanitë kanë vazhduar të shesin. Madje të bëjnë dhe një element tjetër shumë të rëndësishëm për të cilin do flas më poshtë. Për të zëvendësuar qumështin që nuk mblodhën nga, nga blegtorët”, tha Braçe.

Mesazhet e fermerëve

Në janar një fushatë e tërë në territor por dhe mediatike lajmëroi se lopët po prodhonin qumësht kancerogjen. U vura me dije nga një grup bujqish në Lushnjë, kërkonin ndihmë kudo. Mesazhet ishin zoti Braçe si jeni, jemi fermerë nga Bubullimës. Kompania e qumështit LUFRA po na shkatërron. Deri dje kishte skemë që gjoja i hedhim qumështit ujë. Çmimin e kishin ulur fare. Por tani kanë nxjerrë gjoja me aflatoksinë qumështin tonë. Duan të na përzënë fare. Ku të vemi, ku t’i çojmë lopët. Ku të mbytemi?". 

Mesazhi i dytë: Jam nga Bubullima. Duam të na ndihmosh me qumështin e fshatarëve që e dorëzojmë te Lufra. Për fshatin e vetmja shpresë janë lopët. Të kam ndjekur. Po derdhim shumë qumësht në kanal, që për popullin janë gjaku i derdhur.

Mesazhi i tretë: Lufra këto ditë ka lënë kudo radhë, psh, ose qumështin e mëngjesit ose të mbrëmjes. Besoj se do e kenë thënë të tjerë, pronarja e thotë hapur që e merr më lirë pluhurin se qumështin vendas.

Mesazhi tjetër: Zoti Erjon na fal për shqetësimin, por jam një qytetar nga Bubullima, Lufra është bërë më agresive nga ajo që ti bëre problem me statusin tënd. Sot hakmerret me ne, s’na mori pikë qumështi dhe na la në shtëpi. Fill pas këtyre mesazheve i jam drejtuar institucioneve shtetërore për të kuptuar çfarë ndodh.

Masakra ushqimore

Por si qëndron e vërteta e refuzimit të qumështit nga blegtorët? Si “Lufra” ashtu dhe “Erzeni” e shumë kompani të tjera, dalin më me fitim nëse përdorin vaj palme dhe qumësht pluhur në produktet e tyre, sesa të marrin qumështin e blegtorëve.

Pak kohë më parë Autoriteti i Konkurrencës kreu një hetim për tregun e qumështit, pasi pati një rritje të ndjeshme të çmimit. Konkurrenca nuk gjeti shkelje në këtë aspekt, por u zbulua një element tjetër edhe më alarmant.

Kompanitë kanë ulur çmimin e blerjes së qumështit nga fermerët, ndërkohë që çmimi përfundimtar në tregun me pakicë është rritur ndjeshëm.

Gjatë hetimit, Autoriteti ka evidentuar edhe një rritje të madhe të importeve të qumështit nga jashtë.

Të dhënat e INSTAT të konsultuara konfirmojnë se gjatë 2024 në vend u numëruan 224 302 krerë lopë nga 342 683 në vitin 2018. Vetëm gjatë viteve 2021–2023, numri i lopëve u ul me rreth 45 mijë. Kjo ka bërë që prodhimi i qumështit të lopës të zbresë në 745 mijë litra, nga 964 mijë litra që ishin 10 vite më parë.

Prodhimi vendas i qumështit në Shqipëri është në rënie të vazhdueshme, ndërsa në mënyrë paradoksale po rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat përdoren në industrinë ushqimore si zëvendësues të produkteve natyrale.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 tregojnë se në territorin shqiptar janë grumbulluar rreth 95 mijë tonë qumësht, me një rënie prej 6.6% krahasuar me vitin pararendës.

Rënia më e ndjeshme është shënuar tek qumështi i deles me 9.7%, ndërsa qumështi i lopës, që zë pjesën më të madhe të prodhimit, ka rënë me 6.5%. Paralelisht, ka rënë ndjeshëm edhe prodhimi i djathit dhe gjalpit, duke reflektuar pasojat direkte të kësaj tkurrjeje.

Ndërkohë importi i qumështit pluhur është rritur me 15% gjatë periudhës janar-prill 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mësohet se gjatë kësaj periudhe shqiptarët konsumuan 200 mijë kg qumësht pluhur dhe pjesa dërrmuese e kësaj sasia është importuar nga kompanitë Super Milk; LUFRA; AD SH-2014; ELKA SA; Alta Group, etj.

Një tjetër alarmant është përdorimi i vajit të palmës, i cili ka zëvendësuar yndyrnat shtazore në shumë produkte ushqimore. Shqipëria importon rreth 3 mijë ton vaj palme në vit, kundrejt vetëm 380 tonëve në 2014. Megjithëse konsiderohet i dëmshëm për shëndetin, ai përdoret masivisht në bulmet, brumëra dhe ëmbëlsira. /Pamfleti

 

lufra qumesht pluhur vaj palme

6 Komente

  1. T
    Tony

    Ne se ndodhin keto krime me ushqimin, arrestimi duhet te filloje qe te presidenti, krieministri e tere rreshti deri te shitesi. Te helmosh popullin me ushqim te serbit, nuk eshte se u helmua njeriu, por krijohet gjenerate e re me tru, qe di te beje vetem iaa, iaa, iaa, si gomari. Si ka mundesi qe vijme ne Shqiperi e kemi diarrea qe diten e pare e deri diten e fundit. I mora shume inat bashkatdhetaret e mi ne avionin qe kethehej nga Shqiperia duke i thene personit ne krah sa barbare jemi ne Shqiptaret, se shkonin e vinin ne toilet te shkretet. Kur i thirra mendjes, beja gallate e u thoja njerezve, heren tjeter merrini ushqimet me vehte kur te vini ne Shqiperi. Nuk e egzagjeroj kete copeze muhabeti.

    1. G
      Gjalpi

      Pervecse u ulen cmimin e blerjes se qumeshtit u kerkojne edhe analiza qe i bejne vete keta grumbullyesit te fabrikat e tyre dhe ua lane qumeshtin me pretekstin qe ishte i kontminuar.

      1. v
        vk

        Po cfare te blejme o njerez, vetem ta marrim lopen ne parking e ta kemi per yzmet! :-D

        1. P
          Pp

          parkimi i lopes do shkoj me shtrenjt se i makines :P

        2. V
          Vk

          Haha ca gallate! Po jep Fevzo dokumentar per Lufren! Te jete koecidence?!

          1. d
            delja

            meritojme jo vetem qumesht pluhur dhe vaj palme por te hed. nje popull qe nuk reagon meriton shume me keq se kaq.hin dhe helm

            Lini një Përgjigje