TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2026, 15:41

Gjykata e Lartë rrëzon Ballukun, ndalimi për të dalë jashtë vendit mbetet në fuqi

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Lartë rrëzon Ballukun, ndalimi për të dalë
Belinda Balluku

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku për të hequr masën e sigurisë ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Ka qenë gjyqtari Ilir Panda që vendosi të rrëzojë kërkesën e Ballukut për rikthimin e pasaportës, e cila i është bllokuar që prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO-së, kur iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tenderë.

Balluku është person nën hetim edhe për 7 lotet e Uanzës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Gjykata e Lartë rrëzoi edhe ankimin e ish-kreut të KESH, Erald Elezi, i cili aktualisht ndodhet në masën arrest shtëpie, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë në Tunelin e Lloagarsë dhe Unazën e Madhe.

Ndërkohë, ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe i akuzuar vetëm për shkeljet me tenderin e Llogarasë, nuk e ka ankimuar masën e sigurisë.

balluku jashte vendit

Lini një Përgjigje