Kompania e telefonisë “One Albania” ka njoftuar një rritje tarifash për të gjithë abonentët, duke filluar nga 1 maji 2026.
Në një mesazh standard që i është shpërndarë abonentëve, kompania One njoftoi se çmimet do të rriten deri në 2.2% bazuar në i ndeksin e çmimit të konsumit të publikuar nga i NSTAT. Pavarësisht se në dukje kjo rritje mund të konsiderohet e papërfillshme, përgjatë 1 vitit, ajo mund të trajtohet si një taksë, që i shtohet xhepit të qytetarëve.
Rritja e tarifave nga One është kundërshtuar nga abonentët, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga i nstitucionet, apo një vënie në lëvizje të tyre, në mbrojtje të konsumatorit.
Deri më tani ka një reagim spontan nga abonentët, por duket se me afrimin e datës që parashikohet edhe rritja, mund të ketë ankesa që mund të venë në lëvizje institucionet përkatëse.
"One" është përballur jo pak herë me ankesa dhe reagime nga institucionet, përfshi edhe AKEP-in, në vitet e fundit. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe 3 vite më parë, kur One kufizonte shërbimet ndaj abonentëve, gjë që solli një seri reagimesh.
Sipas avokatit, Ervin Ymeraj, ndaj një politike të tillë duhet të vihen në lëvizje qoftë AKEP, ashtu edhe Komisioneri apo Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Avokati shprehet se kompania nuk mund të prekë të drejtat e abonentëve, megjithëse në kontrata ajo i a njeh vetes të drejtën për të rritur çmimin automatikisht.
“Kompania One në kontratë i a njeh vetes të drejtën për të rritur çmimin në mënyrë të njëanshme dhe automatike, por klienti ka disa të drejta që nuk mund t’i prekë kontrata.
Klauzolat e kontratës duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme. Klienti duhet të jetë i mirëinformuar që në fillim dhe të dijë që çdo ndryshim çmimi do ta prekë direkt. Në njoftimin e dërguar kjo nuk është sqaruar. Abonentët duhet të marrin i nformacion në formë private, por nuk është shpjeguar në njoftimin e ONE nëse ata kanë mundësi ta kundërshtojnë”, tha ai.
Ymeraj thekson se pavarësisht se ka njoftuar abonetët apo klientët e saj, mbi ndryshimin e çmimit, kompania nuk ka respektuar të drejtën e abonentëve për një i nformim të qartë dhe të plotë.
“Informacioni që jep kompania është i paqartë. Çdo abonent mund të bëjë kundërshtim dhe kompania duhet ta ketë parasysh. Nëse konsumatori nuk ndërhyn dhe nuk kundërshton, kjo konsiderohet pranim, dhe rritja mund të vazhdojë”, shprehet avokati.
Sipas tij, abonentët kanë të drejtë të kundërshtojnë ndryshimet, të bëjnë kërkesë për ndërprerje të kontratës, por duhet të kenë parasysh pasojat që kjo mund të sjellë.
Lini një Përgjigje