Ju ftojme te ndiqni nje bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku nder te tjera vecojme:
Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi ndaj tij
Gjykata rrëzon akuzat dhe konfirmon pafajësinë e kryebashkiakut të Tiranës lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë; parandalohet krimi
Perikli Doçi u kap me lëndë eksplozive, armë dhe motomjet të dyshuar të vjedhur, pasi nuk iu bind urdhrit të ndalimit.
Policia shkon për drogë, zbuloi prostitucion
Operacioni në Lezhë zbardh aktivitet kriminal të dyfishtë në një lokal; 8 persona dërgohen në gjykatë për drogë dhe prostitucion.
2 persona i vendosën tritol, dëshmon zyrtari i PD
Shpërthim në oborrin e kreut të njësisë Qesarat, Butjan Kapa; autorët djegin makinën dhe largohen, Kapa: “S’kam konflikte!”
Shpërthimi i byrektores në Lezhë, dëmtohen biznese
Pronari i lokalit pranë vendngjarjes tregon dëmet e mëdha materiale, mijëra euro humbje.
Gocat nga Tirana kapen në Kukës me 7 emigrantë
Dy të reja u arrestuan duke transportuar emigrantë ilegalë; u sekuestruan automjete dhe para.
Po riparonte antenën, niset me helikopter drejt 'Traumës'
Punonjësi 50-vjeçar i një kompanie celulare plagoset rëndë në Krrabë të Fushë-Arrëzit gjatë ndërhyrjes për defekt teknik.
Vrasja e Ilaria Sulës, prindërit rrëfim për në Romë
"E përcollëm me fustan princeshe! Nuk jetojmë më, vetëm mbijetojmë. Autori po gënjen", rrëfejnë familjarët.
Austri, 47-vjeçari shqiptar vret bashkëshorten
Viktima u gjet në oborrin e banesës; i dyshuari, nga Kosova, arrestohet menjëherë.
Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali
Arrestohen 19 shqiptarë; organizata operonte në hotele, bujtina dhe shtëpi private për shpërndarje droge.
Goditet grupi kriminal në Peru, financuesi një shqiptar
Rrjeti ndërkombëtar mashtronte blerës të huaj me miell në vend të kokainës; hetimet zbuluan rolin e financuesit shqiptar.
Lini një Përgjigje