TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2026, 11:16

Shpërthimi i bombolës së gazit në një byrektore në Lezhë, pronari: Mijëra euro dëm!

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi i bombolës së gazit në një byrektore në
Pronari i biznesit

Pronari i lokalit në Lezhë, pranë zonës ku ndodhi shpërthimi, është shprehur se dëmi është shumë i madh.

Ai deklaroi se në momentin që ka mbërritur mbrëmjen e djeshme gjithçka ishte shkatërruar.

“Më është dëmtuar çdo gjë në biznes, me fasada, frigoriferë, tavani, gjithçka. Më kanë njoftuar shokët mbrëmë, më pas policia. Gjendja ishte katastrofë, kur erdha mbrëmë gjithçka kishte mbaruar. Nuk ka ardhur ende njeri për rivlerësimin. Vetëm fasadat dhe të tjerat 5000 euro, pa ekspresë dhe gjëra të tjera. Çdo gjë ka dalë jashtë funksionit”, u shpreh pronari i lokalit të dëmtuar nga shpërthimi. 

Shpërthim i fortë tronditi qytetin e Lezhës mbrëmjen e 5 prillit, rreth orës 23:00, në lagjen “Besëlidhja”, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shpërthimi ndodhi brenda një byrektore, në pronësi të shtetasit K. M., ndërsa zhurma u dëgjua në një zonë të gjerë të qytetit.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë një bombol gazi brenda ambientit të biznesit. Si pasojë, lokali ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa janë prekur edhe dy biznese ngjitur. Forca e shpërthimit ka thyer xhamat e tre automjeteve të parkuara pranë dhe ka shkaktuar dëmtime edhe në fasadat e ndërtesave përreth.

”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në bizneset ngjitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

shperthimi ne lezhe

1 Komente

  1. I
    Ismail-bregu Drin

    Pse nuk thuhet se bomblat kanë qenë teknikisht të rregullta,po kështu mirëmbajtja,përdorimi etj. Të hetohet edhe fakti që kjo/këto bombla shpërthyen kur në lokal nuk kishte punojës,pra nuk ishin në përdorim.....shenja jo të mira

    Lini një Përgjigje