TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2026, 12:47

Tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Shkruar nga Pamfleti
Tuneli i Llogarasë nis me pagesë
Tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë.

Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve.

Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar një proces të rregullt në momentin e nisjes së tarifimit.

Pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, 1000 lekë për furgonë dhe autobusë.

Vendosja e tarifës pritet të shoqërohet me reagime nga qytetarët dhe udhëtarët, të cilët deri më tani e kanë përdorur tunelin pa pagesë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë lehtësi apo karta të posaçme për banorët rezidentë.

Tuneli i Llogarasë konsiderohet një investim kyç për përmirësimin e qarkullimit drejt jugut të vendit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke rritur sigurinë rrugore. 

tuneli i llogarasë nis me pagesë

Lini një Përgjigje