
Ju ftojme te ndiqni nje bllok lajmesh nga kronika e zeze, ku nder te tjera veçojme:
Gjykata ka liruar 15 protestues që u ndaluan pas tubimeve të fundit, duke u caktuar masen e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Në një tjetër çështje, ne kuader te dosjes AKSHI, ish-nr. 2 Mirlinda Karcanaj akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë publikë në formën e grupit kriminal.
Apeli ka lënë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës, ndërsa ish-ministrja Xhaçka shpëtoi.
Vrasja e Nikulajt, Gjykata do vendosë për portugezin e përfshirë, ndërsa prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm; krimi dyshohet të jetë i porositur nga Edmond Haxhia për gjakmarrje.
Nga Roskoveci vijnë rrëfime të dhimbshme: vëllai i 75-vjeçares qe u vra nga bashkeshorti tregon se autoi ishte i dhunshëm dhe e detyronte bashkëshorten të shmangte konfliktet, por përfundoi tragjikisht.
Ndërkohë, policia e Maliqit ka arrestuar një 30-vjeçar që lëvizte me armë zjarri dhe municion.
Në skenën ndërkombëtare, shqiptari i njohur si “Skifteri”, përgjegjës për 72 grabitje në Francë, u dënua me katër vite burg.
Tre shtetas nga Kosova u kapën në Morinë për trafik droge, ndërsa ishin të kërkuar nga Gjermania dhe Kuvajti.
Një aksident tragjik u regjistrua në Schramberg, Gjermani; ku një kamion humbi kontrollin, përplasi tre automjete të parkuara dhe më pas goditi një 29-vjeçare shqiptare me djalin e saj 3-vjeç, duke i marrë jetën të dyve.
Raste të tjera përfshijnë një shqiptare në Itali që tentoi të helmonte vjehrrën me helm minjsh në ushqim, zbulimi i së cilës u bë nga analizat mjekësore.
Po ashtu... në Serbi, 4 shqiptarë u arrestuan për shfaqje të simboleve kuq e zi në veshje gjatë udhëtimit.
Lini një Përgjigje