TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2026, 12:01

Vrau gruan dhe më pas veten, krimi ndodhi pas debatit për mbjelljen e patateve; detajet nga vëllai i 75-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti
Vrau gruan dhe më pas veten, krimi ndodhi pas debatit për mbjelljen e
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas vrasjes dhe vetëvrasjes në Kuman të Roskovecit, i afërmi i viktimës rrëfen tensionet në familje, përplasjen e fundit dhe sjelljen e 80-vjeçarit ndër vite

Ngjarja e rëndë e ndodhur më 24 mars në Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau bashkëshorten e tij Dashuri Rrapaj dhe më pas i dha fund jetës, ka nxitur reagime nga familjarët, të cilët kanë dhënë detaje mbi marrëdhëniet dhe konfliktet në familje.

Ermal Azizaj, vëllai i Dashurisë, deklaroi se 80-vjeçari kishte shfaqur prej kohësh sjellje problematike dhe kishte krijuar vazhdimisht tensione në familje. Sipas tij, motra ishte përpjekur për vite me radhë të mbulonte situatat dhe të shmangte konfliktet.

Ai përshkroi edhe momentin kur mori lajmin për ngjarjen: “Shefiti gjithmonë ka qenë agresiv dhe problematik. Erdha nga puna dhe po haja pak bukë, kur më bie telefoni në Messenger, e lashë nuk e hapa, thashë do marrë përsëri. Por po më bluante diçka në gurmaz dhe u ngrita dhe kapa telefonin, shiko, ishte nipi. E mora, më tha “kanë vdekur të dy jaje, e ka vrarë!”. Në atë moment mora vëllanë e madh në telefon dhe njëri-tjetrin, për ta shpëtuar, shpresonim mos e gjenim gjallë, por jo. Shteti bën punën e vetë. Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë gjithmonë për atë ka qenë mbulesë. Ai kishte hije prind me hije të rëndë. Edhe si baba, të vijë fëmija, se jemi vetë familjarë, u lodhe, u bëre…”

Sipas tij, një nga konfliktet e fundit kishte ndodhur rreth dhjetë ditë para ngjarjes dhe lidhej me punimet në tokë. Ai tregoi se debati kishte përfshirë edhe djalin e çiftit, i cili ishte kthyer nga Greqia, ndërsa 80-vjeçari kishte bërë kallëzim për dhunë: “para dhjetë ditësh të themi erdhën me polici, vjen motra dhe nipi këtu me polici, më morën nipit nga Greqia më thanë shko se i ka denoncuar Shefiti. Pse, kishin mbjellë në tokë atje, pse i mbolle këtu patatet po s’i mbolle atje. Përcolla gocën në Tiranë në shkollë dhe pastaj shkova te motra në Roskovec, i ngushëllova atje, u hodha duart në qafë dhe u thashë ça keni? Edhe Shefitit. Po ja thanë… U thashë, edhe Shefitit, ça keni, s’të pëlqejnë këtu, mos i mbill këtu, mbilli më tej, qetësohu, këto janë konflikte koti”

Azizaj tha se sjelljet e rënda të 80-vjeçarit kishin qenë të vazhdueshme ndër vite dhe përmendi edhe një episod të mëparshëm: “ai ka qenë problematik. Unë kam qëndruar në Greqi 25 vite por ça të them, burrë i dhunshëm, po ka qenë. Para 20 vitesh ka bërë vetëvrasje, mars 2006. Kush e çonte në mendje se ai kishte armë, kujt i shkonte mendja për armë”

Në lidhje me ceremonitë mortore, ai sqaroi se familja e tij do të varrosë Dashurinë pranë prindërve, ndërsa për bashkëshortin e saj nuk dëshiron të përfshihet: “ne kemi marrë të ndjerën tonë, motrën tonë, ta varrosim atje ku kemi nënën dhe babanë. Për atë nuk më intereson fare, e kam lënë me zë e me shkrim, çojeni ku të doni, varroseni në kanalin më të thellë, ta hanë qentë, nuk më intereson fare…”

Rrëfimi i familjarit hedh dritë mbi konfliktet e vazhdueshme në familje dhe zhvillimet që paraprinë ngjarjen e rëndë në Roskovec.

 

roskovec krimi detaje

Lini një Përgjigje