TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2026, 13:31

Molotov dhe fishekzjarre, gjykata liron 15 protestuesit e arrestuar të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Molotov dhe fishekzjarre, gjykata liron 15 protestuesit e

Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga qelia 15 protestuesit e arrestuar pas tubimit të opozitës të zhvilluar më 22 mars në mbrëmje.

Për të arrestuarit, gjykata caktoi masën e detyrimit të paraqitjes, pas shqyrtimit të rrethanave të ngjarjes.

Pas protestës, policia shoqëroi në total 23 persona, mes tyre edhe 4 të mitur. Këta të fundit u liruan pas verifikimeve, ndërsa 15 persona përfunduan në arrest.

Gjatë tubimit u regjistruan incidente pranë institucioneve, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës së Kryeministrisë, selisë së Partisë Socialiste dhe objekteve të tjera. Si pasojë e përplasjeve, gjashtë efektivë policie mbetën të plagosur.

Autoritetet i akuzuan të arrestuarit për përdorim të lëndëve djegëse ndaj institucioneve.

Në të njëjtën çështje u procedua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, si dhe për përfshirje të të miturve në veprimtari të kundërligjshme. 

Emrat e protestuesve:

Oriol Kodra
Mentor Jakimi
Suzana Dimushi
Ervis Hysenlika
Adriano Mekshi
Artur Koxha
Ardian Koxha
Klement Truni
Femi Dafku
Hajdin Dafku
Xhevdet Tahiraj
Xhetan Koka
Eldi Taga
Ildo Xhido
Ledjo Gogolli

protesta e opozites

Lini një Përgjigje