
Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Drejtori i AMP, Artion Saliasi është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” për punesimin e Muçi Shaljanit.
Vëllai i “Sheqerit” u arrestua për dhunë ndaj kunatës për t’i marrë vila e biznese.
Gazetari Namir Lapardhaja ndërroi jetë në Gjermani në moshën 40-vjeçare, dyshohet nga arrest kardiak gjatë gjumit, duke lënë pas kontribut të vyer.
Gjyqi për dosjen e ARRSH-së dështon sërish; një avokat gjobitet, seanca e radhës më 1 Prill.
Vrasja e Fatbardh Licit: GJKKO kalon dosjen për gjykim, Safet Bajri dhe anëtarët e grupit të tij dyshohen si autorë.
Fatjon Rrika, 32-vjeçari që vendosi tritolin në makinën e Gentjan Gjetjas, del në arrest shtëpie.
C4 ndaj Oltjon Klosit: Dëshmia e Renato Ballës zbardh urdhrin e Sabah Nuzit, i arrestuar që prej 2025 nga SPAK.
Kontrabandë ilaçesh nga Greqia: Arrestohen dy persona në Kapshticë; policia gjen edhe bombola me gaz freon.
Emigrant shqiptar fiton azil në Britani, gjykata pranon arsyet e veçanta të familjes për të qëndruar atje.
Lini një Përgjigje