
Çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar një rritje të menjëhershme, vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi operatorët e tregut të shmangin abuzimet, në të kundërt mund të rikthehet Bordi i Transparencës.
Brenda 24 orëve, nafta është shtrenjtuar me 12 lekë për litër, ndërsa në disa pika karburanti në Tiranë çmimi ka arritur deri në 214 lekë/litri.
Rritja vjen në një kohë kur tregu është ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme. Që nga nisja e konfliktit, çmimi i naftës në vend është rritur me rreth 40 lekë për litër.
Para përshkallëzimit të situatës, nafta tregtohej në intervalin 173–175 lekë/litër, duke reflektuar një rritje të ndjeshme në një periudhë të shkurtër.
Lini një Përgjigje