Ditën e sotme në të gjitha universitetet e vendit nisi viti i ri akademik 2023-2024 ku rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin.
Në rang kombëtar Universiteti i Tiranës mbetet i pari por në rang ndërkombëtar Universiteti i Tiranës ishte në fund të renditjes në ‘Times Higher Education World University Rankings“.
Për këtë renditje, Artan Hoxha, rektori i Universitetit të Tiranës, në një ceremoni për nisjen e vitit akademik, tha se kemi të bëjmë me një rankim në përpunim dhe se rezultatet përfundimtare të të cilit do të dalin në 2024.
“Sa i takon një prej faqeve rankuese që është në diskutim është një rankim në përpunim sepse rezultatin e nxjerr në 2024 disa nga kriteret e verifikimit nuk janë të plotësuara dhe rezultatet dalin në 2024”, tha ai.
Për ministren e re të arsimit, Ogerta Manastirliu, rankimi është tregues që duhet të vijojë transformimi i universiteteve.
“Duhet të vijojmë transformimin e universiteteve.” nënvizoi Manastirliu.
Lini një Përgjigje