
Dy avionë Canadair kanë mbërritur në Pishporo-Darëzezë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që ka djegur mbi 150 ha pyll me pisha.
Vatrat e zjarrit janë aktive prej 1 jave dhe ende nuk është bërë e mundur shuarja e flakëve pasi përhapen me shpejtësi gjatë natës.
Ndërhyrja e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës së bërë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile të Greqisë, e cila iu përgjigj pozitivisht.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, vatra më problematike mëngjesin e kësaj të hëne mbetet Darëzeza.
Pranë vatrës së zjarrit ndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare ku operojnë edhe lokale sezonale.
Lini një Përgjigje