
Vijon për të shtatën ditë zjarri në masivin pyjor Pishë-Poro në Darëzezë, ku forcat operacionale janë duke punuar për vënien nën kontroll të tyre.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, vatra më problematike mëngjesin e kësaj të hëne mbetet Darëzeza.
Pranë vatrës së zjarrit ndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare ku operojnë edhe lokale sezonale.
Pritet ndërhyrja nga ajri me avion pas kërkesës pranë mekanizmit europian të mbrojtjes civile, te cilës Greqia i është përgjigjur menjëherë pozitivisht.
Lini një Përgjigje