TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2023, 07:18

Ish-ministrja e Drejtësisë: SPAK ka nevojë për mbështetje, po kërcënohen prokurorët

Shkruar nga Pamfleti
Ish-ministrja e Drejtësisë:  SPAK ka nevojë për
Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka bërë thirrje për të mbështetur SPAK-un, pasi sot po jepen rezultatet e para.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, deputetja e PS shprehet se prokurorë të ndryshëm çdo ditë marrin kërcënime nga krimi i organizuar që ka vepruar dhe vepron lirisht në vendin tonë.

“Sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje! Teksa dëgjon kërcënime me jetë që marrin prokurorët, kupton mjaft mirë se sistemi i ri i drejtësisë që është ngritur është përgjigja e duhur ndaj krimit dhe veçanërisht ndaj krimit të organizuar”, shkruan Etilda Gjonaj.

 

etilda gjonaj spak

Lini një Përgjigje