
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve në Pishë Poro të Fierit.
Sipas ministrisë, Greqia ka dërguar në vendin tonë një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri.
“Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, shprehet ministri Niko Peleshi.
Beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit vijon edhe në ditën e 6-të, në masivin pyjor të Pishporos dhe Derëzezës në Fier
Sipas prefektit Lefter Shehaj, operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në terren po punojnë 5 mjete zjarrfikëse me 20 efektivë, 40 efektivë të forcave të armatosura , punonjës të adzm, forca mbështetëse të bashkisë dhe një buldozer i Ministrisë së Mbrojtjes.
Vatrat e zjarrit aktualisht janë me intensitet te ulet për shkak të vesës.
Lini një Përgjigje